Vendimi i tetorit të vitit kaluar për pagat, Murati thotë se nga ky muaj shërbyesve publikë iu shtohen 55 eurot tjera - Gazeta Express
string(116) "vendimi-i-tetorit-te-vitit-kaluar-per-pagat-murati-thote-se-nga-ky-muaj-sherbyesve-publike-iu-shtohen-55-eurot-tjera"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 15:29

Vendimi i tetorit të vitit kaluar për pagat, Murati thotë se nga ky muaj shërbyesve publikë iu shtohen 55 eurot tjera

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 15:29

Hekuran Murati, që po e drejton ende Ministrinë e Financave, njoftoi se “nga ky muaj e tutje shërbyesit publikë që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë”.

“Rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës, e cila zbatohet në dy faza nga 55 euro – faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025”, tha ai.

Murati tha se kjo “përbën rritjen e 4-t të pagave në sektorin publik prejse kemi marrë mandatin, gjë që na bën Qeverinë e vetme që ka rritur pagat 4 herë brenda mandatit”.

📍Rritja e parë në shkurt 2023 – hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave. 📍 Rritja e dytë në janar 2024 – rritja e koeficientit nga 105 në 110. 📍Rritja e tretë në janar 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit. 📍Rritja e katërt në korrik 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit”, shkroi ai në një postim në Facebook.