Vendimi i Qeverisë, mësimi nis në 1 shkurt - Gazeta Express
string(41) "vendimi-i-qeverise-mesimi-nis-ne-1-shkurt"

Ballina

Gazeta Express

18/01/2022 16:52

Vendimi i Qeverisë, mësimi nis në 1 shkurt

Ballina

Gazeta Express

18/01/2022 16:52

Pas vendimit të Qeverisë për të shtyrë fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, ministri i Arsimit Jeton Shaqiri tha se pushimi i zgjatur dimëror nuk do të ndikoj në realizimin e gjithë programit mësimor dhe përmbylljen më kohë të vitit shkollor 2021-22, shkruan Alsat.mk

“Për përshtatjen e planeve mësimore tanimë jemi në koordinim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit me të cilët do të kemi takim gjatë ditës së nesërme. Vendimi është sjellë në interes të mbrojtjes së shëndetit të nxënësve, në mbrojtjen e shëndetit të arsimtarëve dhe prindërve, në bazë të vlerësimeve të autoriteteve shëndetësore në vend dhe sipas situatës në të cilën gjendemi, në kulmin e epidemisë”, tha Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit

Lexo Edhe:

Shaqiri kërkoi nga drejtuesit e shkollave që t’i shfrytëzojnë edhe këto ditë të pushimit shtesë për të siguruar ngrohje të mjaftueshme në objektet shkollore. Komisioni për sëmundje ngjitëse rekomandoi dje që nxënësit të rikthehen në shkollë më 20 janar, Qeveria vendosi të kundërtën, pas mbledhjes së shtabit qendror të krizës. Ndërkohë ekspertët vlerësojnë se gjysmëvjetori i dytë duhet të fillojë me prezencë fizike dhe pa detyrim për mbajtje të maskave. /Alsat.mk