Vendimi i Osmanit për shpërndarje të Parlamentit dhe zgjedhje të reja arrin nëpër mediat e botës - Gazeta Express
string(96) "vendimi-i-osmanit-per-shperndarje-te-parlamentit-dhe-zgjedhje-te-reja-arrin-neper-mediat-e-botes"

Ballina

Gazeta Express

06/03/2026 10:19

Vendimi i Osmanit për shpërndarje të Parlamentit dhe zgjedhje të reja arrin nëpër mediat e botës

Ballina

Gazeta Express

06/03/2026 10:19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në një konferencë për media ka shpallur dekretin përmes të cilit ka shpërndarë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Osmani ka thënë se do të caktojë datën e re të zgjedhjeve pas konsultimeve me partitë politike. Kjo pas dështimit të Kuvendit të Kosovës që të zgjedh presidentin e ri deri mesnatën e 5 marsit.

Lajmi për këtë vendim të Osmanit ka kapur shpejt edhe mediat nëpër shtete të ndryshme të botës. Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se presidentja Osmani ka shpërndarë Kuvendin, duke thirrur zgjedhje të reja, të tretat në më pak se një vit.

“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shpërndau parlamentin dhe thirri zgjedhje të parakohshme, të tretat në pak më shumë se një vit, një ditë pasi ligjvënësit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të ri shteti brenda afatit kushtetues”, raporton Reuters.

Për këtë vendim të Osmanit raportojnë edhe mediumi france “RFI”, dhe gjithashtu edhe media austriake, turke, polake nga Pakistani e Luksemburgu./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement