Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, PS- strukturave: Vijoni punën, vendimi përfundimtar me 31 - Gazeta Express
string(101) "vendimi-i-kushtetueses-per-zgjedhjet-ne-tirane-ps-strukturave-vijoni-punen-vendimi-perfundimtar-me-31"

Shqiperi

Gazeta Express

09/10/2025 18:33

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, PS- strukturave: Vijoni punën, vendimi përfundimtar me 31

Shqiperi

Gazeta Express

09/10/2025 18:33

Partia Socialiste ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka pezulluar përkohësisht dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë e Tiranës.

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se strukturat e PS në kryeqytet janë udhëzuar të vijojnë normalisht aktivitetet dhe takimet e planifikuara.

Në komunikimin e shpërndarë për strukturat, theksohet se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, puna organizative nuk duhet të ndalet, pasi vendimi përfundimtar për shkarkimin e Erion Veliajt pritet të shpallet më 31 tetor.

Mesazhi i PS:
Siç u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk ndikon në zhvillimin e zgjedhjeve të parashikuara për 9 nëntor. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të shpallet më 31 tetor.