Vendimi i Kushtetueses, Maliqi: E rithekson një rregull të ditur prej kohësh, i cili tani dikujt s’po i përshtatet - Gazeta Express
string(110) "vendimi-i-kushtetueses-maliqi-e-rithekson-nje-rregull-te-ditur-prej-kohesh-i-cili-tani-dikujt-spo-i-pershtatet"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 16:51

Vendimi i Kushtetueses, Maliqi: E rithekson një rregull të ditur prej kohësh, i cili tani dikujt s’po i përshtatet

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 16:51

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e kuvendit, se vendimi në fjalë e rithekson një rregull ekzistues të ditur prej kohësh.

Maliqi po ashtu, ka thënë se vendimi i Kushtetueses nuk u jep serbëve veto për formimin e institucioneve.

‘‘Mos i dëgjoni interpretimet manipuluese. Vendimi i Kushtetueses nuk u jep serbëve veto për formimin e institucioneve, por e rithekson një rregull ekzistues të ditur prej kohësh, i cili tani dikujt nuk po i përshtatet. Ky vendim vetëm e rregullon situatën kur serbët e nominojnë një kandidat, por shumica nuk e voton. Veto e serbëve do të ishte nëse ata nuk e nominojnë një kandidat, gjë që në të ardhmen mund të ndodh, por do të kërkonte interpretim tjetër të Kushtetueses e cila gjithsesi nuk do ta lejonte këtë bllokim, siç nuk e lejoi këta muaj bllokimin nga partia më e madhe’’, ka shkruar ai.

Ndryshe sot Kushtetuesja, ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit nuk ka përfunduar, dhe se, deputetët janë urdhëruar që funksionin e tyre ta ushtrojnë në “interesin më të mirë të Republikës së Kosovës” dhe ta zgjedhin nënkryetarin serb.

“Gjykata, njëzëri, ka vendosur: TË DEKLAROJË, kërkesën të pranueshme; TË KONSTATOJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“TË URDHËROJË, të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve]  dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”, thuhet në njoftim.