Vendimi i Hamasit për të liruar pengjet, Spiropali: Trump ka afruar Lindjen e Mesme drejt paqes, mirëpresim këtë hap - Gazeta Express
string(113) "vendimi-i-hamasit-per-te-liruar-pengjet-spiropali-trump-ka-afruar-lindjen-e-mesme-drejt-paqes-mirepresim-kete-hap"

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 19:42

Vendimi i Hamasit për të liruar pengjet, Spiropali: Trump ka afruar Lindjen e Mesme drejt paqes, mirëpresim këtë hap

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 19:42

Elisa Spiropali, ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka reaguar lidhur situatën mes Izraelit dhe Hamasit, duke thënë se vendimi i këtyre të fundit për të liruar pengjet  ‘’ndez një flakë shprese, të brishtë por të çmuar’’.

Ajo ka vlerësuar edhe përpjekjet e presidentit amerikan, Dondal Trump, të cilat, ka thënë ajo, e kanë afruar Lindjen e Mesme drejt paqes, shkruan Gazeta Express.

‘‘Shqipëria e mirëpret këtë hap me zemër të hapur dhe me besim të palëkundur në pajtimin, dhe vlerëson përpjekjet e Presidentit  Donald Trump që e kanë afruar Lindjen e Mesme me horizontin e paqes së shumëpritur’’, ka shkruar ajo mes tjerash.

Spiropali ka thënë po ashtu se ajo uron që kjo situatë të shënojë agimin e një kapitulli të ri.

Postimi:

Dy vite dëshpërimi pas sulmeve të tmerrshme, lajmi për vendimin e Hamasit për të liruar të gjithë pengjet ndez një flakë shprese, të brishtë por të çmuar.

Urojmë që kjo të shënojë agimin e një kapitulli të ri, ku izraelitët 🇮🇱 dhe palestinezët 🇵🇸 të mos jetojnë më në dhimbje paralele, por në paqe dhe dinjitet të përbashkët.

Shqipëria 🇦🇱 e mirëpret këtë hap me zemër të hapur dhe me besim të palëkundur në pajtimin, dhe vlerëson përpjekjet e Presidentit  Donald Trump që e kanë afruar Lindjen e Mesme me horizontin e paqes së shumëpritur.