Deputeti i zgjedhur i PDK’së, Përparim Gruda, në një konferencë për media, ka thënë se është e papranueshme që asnjë kërkesë e mbrojtjes së ish krerëve të UÇK’së nuk është pranuar nga trupi gjykues në Hagë.
“Është e papranueshme që asnjë kërkesë e mbrojtjes nuk pranohet nga ana e trupit gjykues, dhe prokuroria dhe trupi gjykues veprojnë si një organ i vetëm. Kjo tregon qartë se s’kemi barazi mes palëve”
“Ne besojmë që drejtësia sado e vonuar, gjithmonë mbetet e vërtet, të akuzuarit janë të pafajshëm”, tha ai,
Ai tha se shpreson që vendimi final do të jetë lirues. /GazetaExpress/