Vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën e PD/ reagon PD: Çështje peng i procedurave juridike
Shqiperi
Gazeta Express
27/12/2023 12:52
Partia Demokratike, ka reaguar pasi Gjykata e Lartë, ktheu në Apel për rishqyrtim çështjen e logos dhe vulës.
PD akuzon se kjo çështje po mbahet peng i procedurave juridike.
“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt
vendosjes se drejtësisë së vonuar për çështjen e PD. Partia Demokratike
mbetet e bindur qe kjo çështje, peng i procedurave juridike do te gjeje
zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojnë
drejtësinë dhe te tjerët qe i tremben forcimit te opozitës”, thuhet në reagimin e PD-së.