"Vendi i parë në Evropë që po i pranon të dëbuarit nga SHBA", diplomatja amerikane në Prishtinë: Faleminderit partnerit tonë Kosovës - Gazeta Express
string(129) "vendi0-i-pare-ne-evrope-qe-po-i-pranon-te-debuarit-nga-shba-diplomatja-amerikane-ne-prishtine-faleminderit-partnerit-tone-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 20:34

“Vendi i parë në Evropë që po i pranon të dëbuarit nga SHBA”, diplomatja amerikane në Prishtinë: Faleminderit partnerit tonë Kosovës

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 20:34

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka falënderuar  Kosovën  për gatishmërinë për pranimin e shtetasve të vendeve të treta, të larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se Kosova është vendi i parë në Evropë që pranon një gjë të tillë, shkruan Gazeta Express.

Në postimin e bërë në rrjetin social në Twitter në faqen e ambasadës amerikane, thuhet se sigurimi i kufirit të SHBA-së është një përparësi kyçe e Administratës Trump.

Po ashtu, aty deklarohet edhe se Prattipati e vlerëson ‘‘shumë’’ si qeverinë edhe popullin e Kosovës për partneritetin e tyre.

“Faleminderit partnerit tonë, Kosovës, vendit të parë në Evropë që njofton pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara. Sigurimi i kufirit të SHBA-së është një përparësi kyçe e Administratës Trump dhe unë e vlerësoj shumë si qeverinë ashtu edhe popullin e Kosovës për partneritetin e tyre”, thuhet në postim. /GazetaExpress