Vendi që i jep shkëlqim yjeve botërore po hapet në Prishtinë - Gazeta Express
string(60) "vendi-qe-i-jep-shkelqim-yjeve-boterore-po-hapet-ne-prishtine"

Vendi që i jep shkëlqim yjeve botërore po hapet në Prishtinë

Gazeta Express

25/09/2020 13:11

Vetëm 4 kilometra nga qendra e Prishtinës po bëhet gati të hapet EuroTex. Kjo është shtëpia e re që tashmë mbanë mbi 5 mijë lloje të materialeve të stofit ekskluziv që e shiheni në pistat e modës në skenat e Parisit, Londrës, Milanos, NY e Hollywood-it.

Një investim që ka konceptuar hapësirën meritore për kreator, dizejnator, rrobaqepës dhe njerëz të pasionuar pas modës nga e hëna do t’i hapë dyert.

Lexo Edhe:

Këtu mund të shihni nga afër materialet që yjet globale kanë përdorur vetëm pak ditë më parë në krijimtarinë  e tyre si video, fotosesione apo ngjarje që kanë vëmendjen e botës.

EuroTex është urë-lidhje mes kontinenteve që kanë kualitetin më të mirë të stofit, pambukut, satenit apo materialeve tjera ekskluzive.

Në hapësirën me mbi 5 mijë metra katror tashmë janë ekspozuar materialet e koleksioneve më të reja, ndërsa aksesorët dhe penjtë e cilësisë superiore janë gjithashtu të pozicionuara në 3 vende të ndryshme brenda EuroTex.

EuroTex hapet këtë të hënë në orën 08:00

Që të mbaheni të informuar rreth hapjes dhe ofertave speciale Ju mund të përcillni faqet në Facebook dhe Instagram që do pasurohen nga momenti në moment me më të rejat.