Vendi ku familjet nxjerin të vdekurit, u veshin rroba të pastra dhe çmallen duke pirë cigare me ta - Gazeta Express
string(97) "vendi-ku-familjet-nxjerin-te-vdekurit-u-veshin-rroba-te-pastra-dhe-cmallen-duke-pire-cigare-me-ta"

Gazeta Express

26/08/2020 10:39

Vendi ku familjet nxjerin të vdekurit, u veshin rroba të pastra dhe çmallen duke pirë cigare me ta

Gazeta Express

26/08/2020 10:39

Në një ritual të rrallë të nderimit të të vdekurve të tyre, një fshat në Indonezi kufomat në formë mumjesh të të dashurve nxirren nga varret për t’u veshur e pastruar, në ceremoninë e përvitshme tradicionale të horrorit.

Çdo gusht komuniteti Torja në Panggala, Nort Toraja, ri-vesh të afërmit e vdekur, i pastron e madje tymosin cigare me ta. Rituali i Vdekjes në Toraja konsioderohet si celebrimi më i madh i jetës, për njerëzit që besojnë se lidhja mes jetës dhe vdekjes është e pafundme.

Lexo Edhe:

Familjarët i ngrenë trupat e të vdekurve, pastrojnë varret e tyre dhe flasin ose ndërveprojnë me ta. Njerëzit përdorin thika për të hequr rrobat e vjetra duke i zëvendësuar ato me veshje të pastra.

Tradita është mjaft e vjetër në fisin Toraja të cilët i përkasin besimit Kristian Protestant, në një vend me shumicë myslimane.

Komuniteti Torjan e konsideron vdekjen aspekt të rëndësishëm të jetës dhe hyjnë në borxhe të konsiderueshme për të kryer ritualin.