Vendi fqinj me Kinën, Vietnami vetëm 270 raste pozitive dhe asnjë vdekje - Gazeta Express
string(71) "vendi-fqinj-me-kinen-vietnami-vetem-270-raste-pozitive-dhe-asnje-vdekje"

Gazeta Express

21/05/2020 8:27

Vendi fqinj me Kinën, Vietnami vetëm 270 raste pozitive dhe asnjë vdekje

Gazeta Express

21/05/2020 8:27

Vietnami nuk ka raportuar deri më tani asnjë vdekje nga koronavirusi Covid-19 me vetëm 270 raste pozitive. Ky rezultat është vlerësuar se është arritur fal testimit rapid dhe të gjerë në popullsi.

Në Vietnam numri i popullsisë arrin në rreth 96 milionë njerëz dhe është i vendosur në kufi me vendlindjen e koronavirusit, Kinën. Por deri më tani janë raportuar vetëm 270 raste pozitive, dhe asnjë vdekje shkruan The Hill, transmeton Gazeta Shneta.

Lexo Edhe:

Autoritetet shëndetësore kanë testuar mbi 213 mijë njerëz, ndërsa ekspertët kanë deklaruar se numri i vogël i të infektuarve është si rezultat i marrjes së masave të menjëhershme për ndalimin e transportit në vend, karantimin e rasteve, testimin dhe gjurmimin e të infektuarve dhe kontaktet e tyre.

Në Vietnam fluturimet nga jashtë vendit janë ndaluar në fund të muajit mars, ndërsa kufizimi i lëvizjes është bërë që nga data 1 prill dhe sipas raportimeve të mediave, masat pritet të qëndrojnë në fuqi për të paktën edhe 1 javë.

Shteti poashtu ngriti numrin e laboratorëve të testimit nga tre sosh në janar, në 112 në muajin prill duke testuar 791 persona për secilin rast të konfirmuar duke tejkaluar kështu edhe Tajvanin i cili ka realizuar 140 teste për çdo rast pozitiv.

Ka pasur disa spekulime se shifrat në Vietnam nuk janë të vërteta, por ekspertët e CDC-së amerikane kanë thënë se nuk ka ndonjë indikacion se këto shifra nuk janë reale.