"Vendi është në krizën më të thellë...", Dehari s'e lë Zogajn ta përfundojë fjalinë, ia ndalë mikrofonin - Gazeta Express
string(97) "vendi-eshte-ne-krizen1-me-te-thelle-dehari-se-le-zogajn-ta-perfundoje-fjaline-ia-ndale-mikrofonin"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 11:31

“Vendi është në krizën më të thellë…”, Dehari s’e lë Zogajn ta përfundojë fjalinë, ia ndalë mikrofonin

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 11:31

Alban Zogaj, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk arriti ta përfundonte fjalinë ndërsa e mori fjalën në seancën konstituive.

Pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi nga LDK-ja që ta propozojë një emër për anëtar të komisionit për votim të fshehtë, Zogaj doli në foltore.

“Vendi është në krizën më të thellë politike, ekonomike…”, tha ai.

Ndërhyrja e Deharit ishte e menjëhershme.

“Ju lutem, regjia le ta ndërpresë mikrofonin”.