Alban Zogaj, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk arriti ta përfundonte fjalinë ndërsa e mori fjalën në seancën konstituive.
Pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi nga LDK-ja që ta propozojë një emër për anëtar të komisionit për votim të fshehtë, Zogaj doli në foltore.
“Vendi është në krizën më të thellë politike, ekonomike…”, tha ai.
Ndërhyrja e Deharit ishte e menjëhershme.
“Ju lutem, regjia le ta ndërpresë mikrofonin”.