string(47) "vendet-me-te-pelqyera-nga-te-huajt-ne-prishtine"

Gazeta Express

13/01/2020 11:45

Vendet më të pëlqyera nga të huajt në Prishtinë

Gazeta Express

13/01/2020 11:45

Përveç vizitave në vendet malore në Kosovë, shumë të huaj pëlqejnë të vizitojnë edhe kryeqytetin.

Gazetare: Albulena Dermaku

Në Prishtinë ka një listë të gjatë të vendeve të cilat preferohen të vizitohen, por janë disa më të pëlqyera nga turistët e huaj.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, si një ndër objektet me arkitekturë interesante e unike, zgjon interesim të madh të turistëve.

Edhe objektin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë turistët e huaj e shohin si atraksion në vete.

Përveç këtyre objekteve që zgjojnë kureshtjen e secilit ka edhe vende të cilat zgjedhën për bukurinë e tyre.

Vendi ku mund të shëtisësh, të bësh një piknik e të argëtohesh është Parku i Gërmisë.

Shumë të huaj e kanë cilësuar atë si një vend ideal për tu relaksuar.

Por, ka edhe hapësira e objekte të tjera për të cilat ka kërkesa të mëdha për t’u vizituar.

Objekti i katedrales “Nëna Terezë”, preferohet të vizitohet pasi që turistëve iu duket tërheqëse pamja e qytetit nga lartë.

Ndërkaq, edhe pse për shumë turistë nuk duket të jetë mjaft interesante të vizitohet statuja e ish-presidentit amerikan “Bill Clinton”, ata vlerësojnë se ja vlen të paktën të bëhet një fotografi aty.

Po ashtu, Muzeu i Kosovës është një objekt që paraqet interesim të madh për tu vizituar, por që viteve të fundit turistët po kthehen të zhgënjyer, pasi që renovimet e këtij objekti po ua pamundësojnë vizitën në të.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e deri më sot, monumenti “Neë Born” është bërë pikë kyçe për tu vizituar në kryeqytet.

Këtë monument e bën interesant për turistët ndërrimi i ngjyrave të tij, e cila procedurë bëhet çdo 17 Shkurt, e kjo për nder të pavarësisë së Kosovës.

Kur vizitorët e huaj vijnë në Prishtinë, duket se kanë më se të qartë se çfarë duan të vizitojnë dhe kjo meqë thonë se kanë dëgjuar për hapësirat dhe objektet e lartpërmendura.

Ndërkohë Lea, një turiste nga Gjermania përmes një video për #gjesin tregon disa nga vendet e saj të preferuara në kryeqytet.

“Tung, #gjesi, vendet më të preferuara për mua në Prishtinë janë: Parku i Gërmisë, pamja e qytetit nga lartë te lagja Velania në Prishtinë, Biblioteka Kombëtare dhe katedralja “Nëna Terezë”.

Ndryshe, për vendet që duhet vizituar në kryeqytet kanë shkruar edhe mediat e huaja si gazeta “The Neë York Times” dhe “BBC”./GazetaExpress/