Vëmendja te derbi në kryeqytet mes rivalëve të vjetër, java e dytë në basketboll nis sot me dy ndeshje - Gazeta Express
string(101) "vemendja-te-derbi-ne-kryeqytet-mes-rivaleve-te-vjeter-java-e-dyte-ne-basketboll-nis-sot-me-dy-ndeshje"

Sport

Gazeta Express

18/09/2021 12:21

Vëmendja te derbi në kryeqytet mes rivalëve të vjetër, java e dytë në basketboll nis sot me dy ndeshje

Sport

Gazeta Express

18/09/2021 12:21

Sot (e shtunë) fillon java e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Këtë të shtunë në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje, të cilat pritet të jenë mjaft interesante.

Lexo Edhe:

Nga ora 17:00 në “Mizair Isma” zhvillohet ndeshja mes dy skuadrave që sot synojnë fitoren e parë në kampionat, Rahovecit dhe RC Cola Dritës.

Kurse, nga ora 19:00 zhvillohet derbi mes rivalëve të vjetër, Sigal Prishtinës dhe Pejës. Ndeshja do të zhvillohet në kryeqytet, teksa si gjithmonë pritet të jetë interesante. Të dy skuadrat e kanë nisur sezonin me fitore.

Vlen të theksohet se nga sot rikthehen edhe tifozët në palestra, me numër të limituar.

Ndeshjet do të zhvillohen me 100 shikues, gjithmonë duke respektuar masat anti Covid, si mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës sociale. Po ashtu do të kërkohet të kenë certifikatën e vaksinimit (ose njërën dozë) ose të testin PCR, jo më i vjetër se 72 orë.