Një “pushtim” nga binjakët shqiptarë po ndodh në Itali këtë sezon.
Cristian Shpendi dhe Stiven Shpendi kanë arritur të dy shifrën e 10 golave në Serie B këtë sezon, të cilët përpos pamjes kanë edhe statistikat mes tyre pothuajse identike.
Cristian Shpendi ka regjistruar 10 gola dhe 4 asistime në 27 ndeshje për Cesenën, ndërsa vëllai i tij binjak Stiven Shpendi ka 10 gola dhe 1 asistim në 26 paraqitje për Empolin.
Dy binjakë shqiptarë që shënojnë me të njëjtin ritëm në të njëjtën ligë nuk është diçka që shihet shpesh, dhe të dy janë bërë në heshtje pjesë shumë të rëndësishme të repartit ofensiv të skuadrave të tyre këtë sezon.
Cristian Shpendi është i rritur në akademinë e Cesenës, me të cilën ka shkëlqyer edhe në sezonet paraprake, kur kishte shënuar 11 dhe 20 gola, respektivisht.
Ndërkohë, Stiven po ashtu u rrit në akademinë e Cesenës, mirëpo në vitin 2023 kaloi tek Empoli, së pari në formë huazimi, e pastaj edhe në formë të përhershme në vitin 2025 për 2.2 milionë euro.
Cesena është e teta në tabelën e Serie B me 38 pikë, pozitë që të dërgon në çerekfinale të “play-offit” për inkuadrim në Serie A.
Empoli në anën tjetër është i 12-ti në tabelë me 31 pikë./GazetaExpress/