Vëllaznimi shënon fitore kundër Rahovecit - Gazeta Express
string(41) "vellaznimi-shenon-fitore-kunder-rahovecit"

Vëllaznimi shënon fitore kundër Rahovecit

Sport

Gazeta Express

05/11/2022 21:08

Vëllaznimi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Rahovecin në udhëtim me shifrat 65:71 (14:12, 16:21, 14:22, 21:16), në xhiron e nëntë të Prince Caffe Superligës.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes, të dy skuadrat e filluan më të ‘rezervuara’, duke u përqëndruar më shumë në mbrojtje, ndërsa çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, duke përfunduar 14:12 për vendasit. Vreshtarët e nisën shumë mirë periudhën e dytë dhe me një seri të suksesshme kaluan në epërsi prej dhjetë pikësh, 24:14, por mysafirët nuk dorëzohen duke ngushtuar shifrat, ndërsa pjesa e parë përfundoi 30:33.

Lexo Edhe:

Kuqezinjtë ishin shumë më të mirë në periodën e tretë, ku e bënë dallimin, duke u shkëputur në 15 pikë, 34:49, që ishte epërsia më e lartë në ndeshje, por që më pas u ‘zbut’ nga vendasit, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 44:55. Vreshtarët u munduan të bëjnë përmbysjen e madhe në dhjetë minutat e fundit, por nuk ia arritën qëllimit dhe Vëllaznimi triumfoi 65:71.

Te Rahoveci më i dalluari ishte Chris Seeley me 18 pikë e shtatë kërcime, kurse te Vëllaznimi më të mirët ishin Emanuel Omogbo me 20 pikë e tetë kërcime dhe Demonte Dodd me 14 pikë e 16 kërcime.

Rahoveci mbetet në vendin e fundit me një fitore e tetë humbje, kurse Vëllaznimi ka katër fitore e pesë humbje. /Gazeta Express/