Vëllaznimi ndahet me trajnerin Leutrim Krasniqi - Gazeta Express
string(47) "vellaznimi-ndahet-me-trajnerin-leutrim-krasniqi"

Futboll

Gazeta Express

16/01/2025 12:08

Vëllaznimi ndahet me trajnerin Leutrim Krasniqi

Futboll

Gazeta Express

16/01/2025 12:08

Leutrim Krasniqi nuk është më trajner i Vëllaznimit.

Klubi gjakovar ka njoftuar përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale se i ka ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm.

Kuqezinjtë i kanë uruar suksese trajnerit të ri kosovar dhe e kanë falënderuar për bashkëpunimin, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkohë, ekipit gjakovar pritet t’i prijë trajneri nga Shqipëria, Mirel Josa, i cili në të kaluarën e kishte drejtuar FC Prishtinën.

Josa u pa mbrëmë në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll mes Vëllaznimit dhe Bashkimit në palestrën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë.

Nën drejtimin e Krasniqit, Vëllaznimi e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e dytë në Grupin A të Ligës së Parë me 27 pikë, katër më pak se liderja, Drenica.

Synim i Kuqezinjve është të rikthehen në Superligë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement