Pas tri humbjeve radhazi, Vëllaznimi është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës.
Gjakovarët, nën drejtimin e trajnerit të ri, Vladimir Krstic, triumfuan sonte ndaj Proton Cable Prizrenit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të, shkruan Gazeta Express.
Përballja në palestrën sportive “Shani Nushi” përfundoi me rezultatin 86:70.
Sammuel Sessoms me 23 pikë dhe Jordan Dallas me 13 sosh, ishin më të dalluarit në fitoren e “Kuqezinjve”.
Te prizrenasit u dalluan Desi Sills me 16 pikë dhe Arti Hajdari me 13.
Për Vëllaznimin ishte kjo fitorja e tetë në elitë, krahas nëntë humbjeve.
PC Prizreni tani numëron 12 humbje dhe pesë fitore. /Gazeta Express/