Vëllaznimi i gatshëm për debutimin evropian - Gazeta Express
string(43) "vellaznimi-i-gatshem-per-debutimin-evropian"

Sporte tjera

Gazeta Express

11/09/2021 12:43

Vëllaznimi i gatshëm për debutimin evropian

Sporte tjera

Gazeta Express

11/09/2021 12:43

Vëllaznimi i Gjakovës për herë të parë do të luajë në gara evropiane në hendboll.

Hendbollistët gjakovarë paraqiten në raundin e parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

Lexo Edhe:

Skuadra gjakovare të premten ka udhëtuar për në Luksemburg ku i luan të dy ndeshjet e raundit të parë.

Përballë Vëllaznimit do të jetë skuadra Handball Kaerjeng. Ndeshjet luhen në Bascharage të Luksemburgut. Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 18:00, ndërsa e dyta të dielën prej orës 17:00.

Në klubin gjakovar janë shprehur të gatshëm për debutimin në skenën evropiane. Stërvitjet e skuadrës kanë nisur me kohë, ndërsa synimet e Vëllaznimit janë që ta kaloj skuadrën e Luksemburgut.

Skuadra nga Luksemburgu thuajse rregullisht paraqitet në gara evropiane. Në disa raste e ka kaluar nga një kundërshtar.