“Vëllazëri e përjetshme”, Vin Diesel prek me dedikimin për Paul Walker - Gazeta Express
string(67) "vellazeri-e-perjetshme-vin-diesel-prek-me-dedikimin-per-paul-walker"

“Vëllazëri e përjetshme”, Vin Diesel prek me dedikimin për Paul Walker

Rozë

Gazeta Express

10/06/2021 8:18

Aktori i famshëm Vin Diesel ka kujtuar mikun e tij të ndjerë, Paul Walker, pak javë para lancimit të “Fast and Furious 9”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Diesel ndau një fotografi të realizuar me Paul në sheshxhirim vite më parë. Me disa fjalë të ndjera, aktori zbuloi se këtë foto ia kishte dërguar vajza e Paul, Meadow.

Lexo Edhe:

“Vëllazëria e përjetshme është një bekim përtej fjalëve. Shpresoj të të bëj krenar. Dashuri, gjithmonë”, shkroi Vin mes të tjerave.

Pas ndarjes nga jeta të Walker, Vin Diesel i ka qëndruar gjithnjë pranë familjes së tij dhe duket se ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me vajzën e të ndjerit, Meadoë.