Vëllai i Paul Pogba thotë se ky i fundit peshonte 98 kilogram, kur u largua nga Juventusi - Gazeta Express
string(88) "vellai-i-paul-pogba-thote-se-ky-i-fundit-peshonte-98-kilogram-kur-u-largua-nga-juventusi"

Sport

Gazeta Express

05/09/2025 18:16

Vëllai i Paul Pogba thotë se ky i fundit peshonte 98 kilogram, kur u largua nga Juventusi

Sport

Gazeta Express

05/09/2025 18:16

Paul Pogba ishte aq jashtë forme pasi Juventusi e largoi, saqë “peshonte deri në 98 kg”, ka zbuluar vëllai i tij, teksa mesfushori i Monacos përgatitet të përballet me ish-klubin.

Mesfushori i Francës është rikthyer në futboll pas pezullimit për dështim në një test dopingu të Serie A, çka e çoi Juventusin të ndërpriste kontratën e tij para kohe me marrëveshje të ndërsjellë.

Pezullimi përfundoi më në fund në mars të vitit 2025, dhe në qershor ai firmosi me klubin francez AS Monaco, por rikthimi në formë pas kaq shumë kohe jashtë fushave është një sfidë e madhe.

Vëllai i tij, Florentin Pogba, ka zbuluar se sa keq ishin punët për ish-lojtarin e Manchester United gjatë kohës së pezullimit, kur Juventusi nuk e lejonte të përdorte as qendrat stërvitore të klubit.

“Ky periudhë pa futboll ka qenë shumë e gjatë për të,” u shpreh ai për RMC Sport.

“Shpresoj që të rikthehet në formë ngadalë, por sigurt, sepse duam që të zgjasë. Ai po kthehet pak nga pak në stërvitje me grupin. E kam parë gjatë kësaj kohe, përfshirë kur peshonte deri në 98 kg, e pastaj kur u dobësua dhe hyri në formë.”

Kjo shifër korrespondon me rreth 220 paund ose 14 “stone”.

Pogba tashmë është 32 vjeç dhe, për një kthesë të çuditshme fati, shorti i Ligës së Kampionëve ka vënë përballë njëri-tjetrit Monacon dhe Juventusin, ndeshje që do të luhet më 28 janar 2026./GazetaExpress/