Vëllai i Michael Schumacher, Ralf, raportohet se do të martohet më pak se dy vite pasi doli publikisht si homoseksual.
Ralf Schumacher – ish-pilot i suksesshëm i Formula 1 me Jordan, Williams dhe Toyota mes viteve 1997 dhe 2007 – zbuloi në korrik 2024 se ishte në një lidhje me një partner të të njëjtit seks.
Sipas mediumit gjerman “Bild”, ai po planifikon një dasmë treditore në Saint-Tropez këtë maj.
Schumacher, 50 vjeç, pritet të martohet me partnerin Etienne Bousquet-Cassagne, i cili është 14 vite më i ri.
Ish-bashkëshortja e tij, Cora, u ka dërguar urimet e saj, pavarësisht kritikave publike që ka bërë ndaj Ralf pas ndarjes.
Ajo tha: “Unë dhe partneri im Steven i urojmë Ralf dhe Etienne gjithë të mirat dhe shumë lumturi.”
Cora dhe Ralf u martuan në vitin 2001 dhe kaluan 13 vite së bashku, duke sjellë në jetë djalin e tyre David.
Cora tashmë ka gjetur dashurinë me partnerin e ri Steven Bo Bekendam, një amerikan 44-vjeçar, dhe thotë se nuk është në kontakt as me Ralf dhe as me djalin e tyre.
Pas divorcit, ajo madje dogji fustanin e dasmës dhe zbuloi publikisht se Ralf është “i bllokuar” në telefonin e saj.
Fituesi i gjashtë garave Grand Prix besohet se kalon shumicën e vitit në jug të Francës me partnerin e tij Etienne.
Vëllezërit Schumacher u tërhoqën nga Formula 1 si legjenda, por vetëm njëri ka qenë në qendër të vëmendjes që nga aksidenti i rëndë me ski i Michael në vitin 2013.
Shtatë herë kampioni i botës qëndroi me muaj në koma pas goditjes së kokës në një shkëmb, dhe familja e tij ka mbajtur sekret gjendjen e tij që atëherë.
Ralf ka qenë gjithashtu i rezervuar për gjendjen e vëllait dhe ka lënë të kuptohet se është distancuar nga familja e tij, duke thënë për Bunte në vitin 2023: “Fatkeqësisht, ndonjëherë jeta nuk është e drejtë. Duhet ta pranojmë. Kur shoh Gina-Maria dhe Mick, zemra ime buzëqesh. Nëse dikush në familje kërkon këshillën time, unë jam aty. Ata ndjekin rrugën e tyre.”/GazetaExpress/
Nga një karrierë shumëvjeçare në gazetari, drejt sipërmarrjes dhe inovacionit në ndërtim – rruga profesionale e Esat Ahmetit pasqyron...