Vëllai i Liridona Ademajt njofton vazhdimin e gjykimit për nesër - Gazeta Express
string(64) "vellai-i-liridona-ademajt-njofton-vazhdimin-e-gjykimit-per-neser"

Lajme

Gazeta Express

21/09/2025 23:03

Vëllai i Liridona Ademajt njofton vazhdimin e gjykimit për nesër

Lajme

Gazeta Express

21/09/2025 23:03

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademaj, ka njoftuar se gjykimi për vrasjen e së motrës do të vazhdojë nesër (e hënë).

Ai deklaron se seanca do të nisë nga ora 09:00, ndërsa ka ftuar mediat që të jenë prezente.

“Ju njoftojmë se vazhdimi i gjykimit në rastin e vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj vazhdon nesër ne ora 09.00.  Shpresojmë që mediat do ta përcjellin seancën”, shkruan Ademaj.

Në seancën e fundit, të mbajtur në korrik ka dëshmuar vetë Leonard Ademaj.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërrnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Dyshohet se ai i kishte premtuar Granit Plavës, 30 mijë euro për ta kryer krimin e rëndë, ndërsa, i arrestuari tjetër për këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla.