string(84) "vellai-i-deputetes-fitore-pacolli-shperthen-ne-ofendime-ndaj-ambasades-se-gjermanise"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 14:00

Vëllai i deputetes Fitore Pacolli shpërthen në ofendime ndaj Ambasadës së Gjermanisë

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 14:00

Vëllai i deputetes Fitore Pacolli, Fitim Pacolli, ka shpërthyer në ofendime ndaj Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, pasi këta të fundit kanë reaguar të shqetësuar për rënien drastike të Kosovës  në indeksin e lirisë së medias.

Vëllai i deputetes i ka quajtur si “kllounë të mjerë” ambasadën e Gjermanisë, dhe sipas tij, Gjermania e ka shkatërruar vendin e vet, meqë sipas Fitim Pacollit në Gjermani arrestohen njerëzit edhe për postime në ‘facebook’.

“Marrëzi e shtrembëruar, kjo renditje nuk do të thotë asgjë. Është një paradë kllounësh. Gjermania e ka shkatërruar vendin e vet, ju po vini në zbatim kamera regjistrimi fytyrash në stilin kinez, po arrestoni qytetarë për postime të ashtuquajtura “raciste” në Facebook dhe doni të na thoni se liria e shtypit ka rënë në Kosovë. Kllounë të mjerë”, është komenti i Fitim Pacollit në ‘facebook”.

Screenshot: