Vëllai i Belerit për mediat greke: S’na lenë të drejtojmë Himarën sepse kanë frikë se i pengojmë për resortet - Gazeta Express
string(107) "vellai-i-belerit-per-mediat-greke-sna-lene-te-drejtojme-himaren-sepse-kane-frike-se-i-pengojme-per-resortet"

Shqiperi

Gazeta Express

01/06/2023 17:13

Vëllai i Belerit për mediat greke: S’na lenë të drejtojmë Himarën sepse kanë frikë se i pengojmë për resortet

Shqiperi

Gazeta Express

01/06/2023 17:13

Leonard Beleri, vëllai i Fredi Belerit, ka folur sot për mediat greke ku dhe ka dhënë më tepër detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të vëllait të tij, i cili prej ditësh ndodhen në spitalin e burgut në Tiranë për shkak të problemeve që shfaqi me zemrën.

Ai ka treguar se tregoi se i vëllai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Lexo Edhe:

Më tej ai u shpreh se sipas tij arsyeja për të cilën nuk po lejojnë Fredi Belerin të vazhdojë punën e tij si kryetar i Bashkisë së Himarës, është për faktin se në atë zonë po planifikohen të ndërtohen resorte.

“E sigurt që çështja kryesore pse nuk lejojnë Fredi Belerin në krye të bashkisë është bregdeti dhe pronat e Himarës. Duan të ndërtojnë resorte të mëdha për njerëzit e tyre prandaj kanë frikë se mos ne e pengojmë këtë gjë”, u shpreh Beleri.

Kujtojmë se kandiati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, me akuzën se ka blerë 8 vota për 400 mijë lekë të vjetra.

Bashkë me të, është prangosur dhe shtetasi Pandeli Kokaveshi, i cili është në “Arrest me burg” por prej arrestimit qëndron i shtruar në QSUT. Dhe miku i Belerit, ka probleme me zemrën./Gazeta Express