string(87) "vellai-i-bedri-rexhepit-pas-denimit-te-vrasesve-e-kemi-pritur-por-vellai-sna-kthehet-me"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 14:57

Vëllai i Bedri Rexhepit pas dënimit të vrasësve: E kemi pritur, por vëllai s’na kthehet më

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 14:57

Vëllai i Bedri Rexhepit, Vedat Rexhepi, ka folur në Kosova Live të T7 pasi sot gjykata ka dënuar me burg të përjetshëm dy persona për vrasjen e Bedri Rexhepit.

Ai ka thënë se ka qenë vendim i duhur dhe se e kanë pritur.

“Ka qenë vendim i duhur dhe e kemi pritë. Mirë që drejtësia e dha vendimin e vet ashtu si duhet”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se megjithatë vëllai s’kthehet më.

Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të akuzuar për rastin e vrasjes së biznesmenit nga Prishtina Bedri Rexhepit, janë gjetur fajtor nga Gjykata e Prishtinës dhe janë dënuar të dy me burgim të përjetshëm.