Vëllai binjak i Chiellinit është përfshirë në “dallaveret” e Juventusit me financa - Gazeta Express
string(80) "vellai-binjak-i-chiellinit-eshte-perfshire-ne-dallaveret-e-juventusit-me-financa"

Vëllai binjak i Chiellinit është përfshirë në “dallaveret” e Juventusit me financa

Futboll

Gazeta Express

09/12/2022 11:39

Vëllai binjak i Giorgio Chiellinit, Claudio po konsiderohet “kontabilisti jozyrtar” i Juventusit, i cili ka mbajtur kontabilitetin e fitimeve kapitale për librat financiar, shkruan sot La Gazzetta dello Sport duke cituar pjesë të hetimit nga Prokurori i Torinos

Klubi është nën hetim për parregullsi financiare nga Prokurori i Torinos, FIGC dhe UEFA.

Lexo Edhe:

Përgjimet dhe dokumentet e konfiskuara janë të disponueshme përmes dosjes së dhënë nga gjyqtari për të shtyrë gjykimin e plotë, e cila gjë ende nuk ka ndodhur.

Në të njëjtën kohë, raportet nëpër gazeta të Italisë e ku është kurioz lajmi për Claudio Chiellini që po i jepet shumë vëmendje, pasi që ai nuk është njëri prej personave që është nën hetime.

Sipas La Gazzetta dello Sport, dosja thekson rolin e Chiellinit si kontabilisti jozyrtar i Juves, duke ruajtur të gjitha kostot e ndryshme dhe sa para duhet për të mbuluar fitimet kapitale.

Korrespodenca me drejtorët Federico Cherubini dhe Fabio Paratici ku ka dërguar emaila gjithmonë me tituj: ‘Manovra korrigjuese’.

Zyrtarisht, roli i tij në klub ishte “Menaxher i lojtarëve të huazuar”, kështu që përgjegjësia e tij ishte për futbollistët që janë në pronësi të Juventusit, por që janë dërguar në huazim.

Chiellini nuk punon më në Juventus, pasi që ai u largua nga aty në korrik të vitit 2021 duke u bërë drejtor sportiv i klubit Pisa. /GazetaExpress/