Veliu e Vitia takohen për koronavirusin, thonë se s'ka vend për panik - Gazeta Express
string(67) "veliu-e-vitia-takohen-per-koronavirusin-thone-se-ska-vend-per-panik"

Veliu e Vitia takohen për koronavirusin, thonë se s’ka vend për panik

Gazeta Express

27/02/2020 13:49

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, për të diskutuar lidhur me aktivitetet për menaxhimin e situatës lidhur me koronavirusit, raporton Express.

Gjatë këtij takimi, Vitia e ka njoftuar Veliun për angazhimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ndërmarrjen e masave për një situatë të re të mundshme epidemiologjike, që ka përfshirë disa vende të botës dhe që potencialisht edhe vendi ynë mund të preket.

Lexo Edhe:

“Ministri Vitia theksoi se Ministria e Shëndetësisë ka autorizuar IKSHPK-në që të mobilizojë të gjithë kapacitetet profesionale në menaxhimin e kësaj situate, megjithatë ai theksoi se për këtë është e nevojshme një gjithë përfshirje institucionale dhe ndihma e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, për të menaxhuar çfarëdo situate që mund të ballafaqohemi në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, Veliu ka deklaruar se institucionet e sigurisë do të jenë të gatshme dhe në funksion të shtetit për çfarëdo nevoje që kërkohet, në mënyrë që situata të kontrollohet nga të gjitha mekanizmat e shtetit si tërësi.

“Të dy ministrat vlerësuan se situata për momentin është stabile dhe deri më tani asnjë qytetarë i Kosovës nuk është prekur nga ky virus, prandaj nuk ka nevojë për panik. Megjithatë është e rëndësishme që të ndiqen udhëzimet nga IKSHPK-ja, për kujdes në mënyrë që ky virus të mos bartet edhe në Kosovë.të mos bartet edhe në Kosovë”, thuhet tutje në komunikatë. /Gazeta Express