Veliu dhe Braathu flasin për situatën aktuale me pandeminë COVID-19 - Gazeta Express
string(67) "veliu-dhe-braathu-flasin-per-situaten-aktuale-me-pandemine-covid-19"

Gazeta Express

02/07/2020 13:31

Veliu dhe Braathu flasin për situatën aktuale me pandeminë COVID-19

Gazeta Express

02/07/2020 13:31

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim shefin e misionit të OSBE- së në Kosovë, Jan Braathu, ndërsa u diskutua për prioritetet e ministrisë dhe situatën aktuale të ballafaqimit me pandeminë COVID-19.

Ministri Veliu e njoftoi ambasadorin Braathu për të gjitha masat që ka ndërmarrë MPB-ja në luftimin e këtij virusi me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik.

Lexo Edhe:

Ndërsa, në anën tjetër ambasadori Braathu shprehu mirënjohjen e tij për punën që janë duke bërë institucionet e Republikës së Kosovës në luftimin e kësaj pandemie dhe shprehu gatishmërinë e Misionit të OSBE-së në përkrahjen e institucioneve të vendit dhe ministrisë në veçanti