Veliaj vijon punën si kryebashkiak nga burgu: I burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit - Gazeta Express
string(135) "veliaj-vijon-punen-si-kryebashkiak-nga-burgu-i-burgosur-pa-gjyq-me-nje-dosje-te-kopsitur-enkas-per-te-me-mbajtur-larg-puneve-te-qytetit"

Shqiperi

Gazeta Express

18/02/2025 21:16

Veliaj vijon punën si kryebashkiak nga burgu: I burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit

Shqiperi

Gazeta Express

18/02/2025 21:16

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një postim në rrjetet sociale, shkruan se është i burgosur pa gjyq enkas për ta mbajtur larg punëve të qytetit.

Por, siç shkruan kryebashkiaku puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet.

Postimi i Erion Veliajt:

Edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet! 

Shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët. 

Forca!

Advertisement
Advertisement
Advertisement