Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka rikthyer Anuela Ristanin në postin e kryetares së komanduar të bashkisë.
Në një deklaratë në rrjete sociale, Veliaj sqaroi se kishte firmosur delegimin e kompetencave zv.kryetaren Sara Goxhaj duke shkarkuar Ristanin, për shkak të një komunikimi të gabuar brenda ekipit drejtues. Në reagim Veliaj ka theksuar se nuk ka asnjë përplasje me Kryeministrin Edi Rama.
“U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh.E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje. E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm.
E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi”, shkruan Veliaj në rrjete sociale.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...