string(96) "veliaj-reagon-nga-qelia-per-fitoren-e-ps-shqiptaret-zgjodhen-zhvillimin-dhe-rrugen-drejt-europes"

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2025 16:40

Veliaj reagon nga qelia për fitoren e PS: Shqiptarët zgjodhën zhvillimin dhe rrugën drejt Europës

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2025 16:40

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për herë të parë nga burgu pas zgjedhjeve të 11 majit, ku Partia Socialiste siguroi një fitore të thellë. Përmes një mesazhi në rrjete sociale, Veliaj ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe ka vlerësuar punën e ekipit të Bashkisë së Tiranës dhe strukturave të PS.

Nga qelia, Veliaj ka theksuar se rezultati konfirmon besimin e qytetarëve tek projekti i socialistëve për zhvillim dhe integrim evropian.

“Shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën, zhvillimin dhe e dinë fare mirë që ka vetëm një forcë në këtë vend që mund ta çojë Shqipërinë përpara drejt Europës që kemi ëndërruar: Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama dhe ekipi i tij”, tha ai.

“Dua të falenderoj secilin prej jush, nga veriu në jug, nga Amerika në Greqi… Por më lejoni që falenderimin më special ta ruaj për Tiranën time të dashur”, shtoi Veliaj.