Veliaj publikon debatet gjatë seancës për masën e sigurisë: Gjuha e prokurorëve, si ajo e sigurimsave - Gazeta Express
string(99) "veliaj-publikon-debatet-gjate-seances-per-masen-e-sigurise-gjuha-e-prokuroreve-si-ajo-e-sigurimsave"

Shqiperi

Gazeta Express

24/02/2025 13:16

Veliaj publikon debatet gjatë seancës për masën e sigurisë: Gjuha e prokurorëve, si ajo e sigurimsave

Shqiperi

Gazeta Express

24/02/2025 13:16

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit, publikoi në rrjete sociale një pjesë nga debati në gjykatë mes tij, prokurorit të çështjes Ols Dado dhe gjyqtarit Erion Bani teksa merrej masa e sigurisë.

Pjesë nga debati brenda seancës

OLS DADO: Ndyrësirë! S’ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ç’a është 3 ky, kërcënim është ky? Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit?

ERION VELIAJ: Asnjë kërcënim.

BRION BANI: Prokuror, ulu!

OLS DADO: A? Ç’a është ky? Kërcënim është ky?

ERION VELIAJ: Unë besoj është konflikt interesi. Prokurori mendon që edhe kjo sjellje është normale, por kjo s’është normale.

OLS DADO: E kam mesazhin këtu.

ERION VELIAJ: Por, kam të drejtë të them që s’është normale.

ERION BANI: Prokuror!

Ky është një nga dialogët në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëlmen para tij!  Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorëm nga dera, nuk duhet toleruar më”, shkruan Veliaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement