Prokuroria e Posaçme ka shtuar një tjetër akuzë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke dyshuar se ai ka kryer veprën penale të futjes së sendeve të ndaluara në qeli, vepër e parashikuar nga Neni 324-a, që çon në dënim nga pesë deri në dhjetë vjet burg.Kryebashkiaku u mor në pyetje për rreth një orë e gjysmë nga SPAK, ku ishte i shoqëruar nga dy avokatët e tij. Akuzat e reja lidhen me përdorimin e celularit të gardianit të burgut gjatë transportimit të tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit, kur ai kërkoi ankimimin e masës së arrestit.Po ashtu, një punonjës i policisë së burgut është gjithashtu nën hetim për dyshimin se i ka dhënë telefonin Veliajt. Ky hetim shton edhe më tej numrin e akuzave ndaj tij, pas atyre për korrupsion pasiv dhe pastrim parashikim të veprës penale.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...