Veliaj kundërshtoi sot në Kushtetuese shkarkimin e tij, qeveria njoftoi KQZ në 25 shtator - Gazeta Express
string(88) "veliaj-kundershtoi-sot-ne-kushtetuese-shkarkimin-e-tij-qeveria-njoftoi-kqz-ne-25-shtator"

Shqiperi

Gazeta Express

29/09/2025 16:41

Veliaj kundërshtoi sot në Kushtetuese shkarkimin e tij, qeveria njoftoi KQZ në 25 shtator

Shqiperi

Gazeta Express

29/09/2025 16:41

Pas shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës, është njoftuar me shkresë zyrtare KQZ.

Shkresa mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, njoftim i bërë që më 25 shtator.

“Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 25.09.2025, ju bëjmë me dije se është miratuar vendimi nr. 539, datë 25.9.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z.Erion Veliaj”, thuhet në shkresë.

Ndërkohë sot Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ankimimin e shkarkimit të tij.