“Veliaj ka lënë biçikletën, ruhet nga Garda e Republikës” - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

01/06/2020 22:58

“Veliaj ka lënë biçikletën, ruhet nga Garda e Republikës”

Shqiperi

Gazeta Express

01/06/2020 22:58

Gazetari Artan Hoxha thotë se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili deri pak javë më parë lëvizte me biçikletë për në punë, tani shkon në bashki me eskortë të Gardës së Republikës.

“Një nga administratorët lokalë që dukej më i qetë dhe më i sigurt, që dilte në punë dhe në ekran me biçikletë, që na rekomandonte të ecnim me biçikletë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, kam parë prej dy-tre javë që ruhet nga Garda e Republikës, ka eskortë. Procedurat standarde vijnë për shkak të situatave jo normale”, tha Hoxha në “Opinion”

Duke i ndaluar tek atentati në Laç, Hoxha tha se krimi tashmë ka kapërcyer vijat e kuqe.

“Ndërkohë, ne flasim për një zonë si Mamurras, Laç, Fushë Kuqe, tani palët kanë kaluar vijën e sigurisë dhe po godasin njëri-tjetrin në zonat e tyre dhe kjo rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm”, shtoi ai.