Veliaj ankimon në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin - Gazeta Express
string(49) "veliaj-ankimon-ne-gjykaten-kushtetuese-shkarkimin"

Shqiperi

Gazeta Express

29/09/2025 9:37

Veliaj ankimon në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin

Shqiperi

Gazeta Express

29/09/2025 9:37

Erion Veliaj, i shkarkuar më 25 shtator nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka depozituar një ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Këshillit të Ministrave.

Në kërkesën e tij, Veliaj argumenton se neni 62 i Kushtetutës nuk mund të zëvendësojë nenin 115, por duhet interpretuar në harmoni me të. Sipas tij, shkarkimi pa prova për shkelje të rënda është i paligjshëm dhe bie ndesh me Kushtetutën.

Qeveria shqiptare kishte miratuar shkarkimin e Veliajt pas propozimit të Këshillit Bashkiak, me arsyetimin se ai nuk ishte paraqitur në detyrë për tre muaj rresht.

Ankimi i Veliajt në Kushtetuese pezullon përkohësisht ekzekutimin e vendimit dhe vonon procesin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në kryeqytetin shqiptar.