Veliaj ankimoi shkarkimin nga detyra/ Gjykata Kushtetuese cakton Sonila Bejtjan si relatore të çështjes - Gazeta Express
string(102) "veliaj-ankimoi-shkarkimin-nga-detyra-gjykata-kushtetuese-cakton-sonila-bejtjan-si-relatore-te-ceshtjes"

Shqiperi

Gazeta Express

29/09/2025 16:00

Veliaj ankimoi shkarkimin nga detyra/ Gjykata Kushtetuese cakton Sonila Bejtjan si relatore të çështjes

Shqiperi

Gazeta Express

29/09/2025 16:00

Gjykata Kushtetuese ka caktuar gjyqtaren Sonila Bejtja si relatore për shqyrtimin e ankesës së ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshtojë shkarkimin e tij nga detyra duke e quajtur “antikushtetues”.

Në ankimimin dorëzuar në Kushtetuese, avokatët e Erion Veliajt citojnë nenin 115, që e argumentojnë të shkelur nga ana a e Këshillit të Ministrave.

“Neni 115 i Kushtetutës është një normë me karakter kufizues për kompetencën e Këshillit të Ministrave: ky i fundit mund të shkarkojë kryetarin e bashkisë vetëm kur ekziston një “shkelje e rëndë e Kushtetutës ose e ligjeve”. Kjo është një garanci që Kushtetuta i jep mandatit të zgjedhur vendor, për ta mbrojtur nga ndërhyrjet arbitrare të pushtetit qendror”

Sipas avokatëve Veliaj nuk është në kushtet e shkeljes së rëndë, sipas parashikimeve të Kushtetues dhe mungesa e tij në detyrë, është për arsye të detyrueshme e jo zgjedhje e tij.

Përkundër pretendimeve, Gjykata Kushtetuese pritet t’i japë zgjidhje çështjes së shkarkimit të Veliajt nga detyra. Ndërkohë sipas ligjeve, një ankimim i tillë pezullon dhe bllokon mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të bashkisë së Tiranës.