string(121) "vegel-e-propagandes-kryetari-i-ldk-se-u-jep-leje-zyrtareve-te-partise-te-shkojne-ne-rtk-kritika-edhe-per-shoqerine-civile"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 22:09

“Vegël e propagandës”, Kryetari i LDK-së u jep leje zyrtarëve të partisë të shkojnë në RTK, kritika edhe për shoqërinë civile

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 22:09

Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku gjatë emisionit Pressing në T7 iu dha leje zyrtarëve të tjerë të partisë së tij që të shkojnë për intervista në RTK, por thotë se vetë si lider i partisë do ta vazhdojë bojkotin ndaj medias, sic e quan ai ‘vegël të propagandës’.

Abdixhiku tha se tanimë shihet qartasi se televizioni publik është vegël e instrument i një pushteti të tmerrshëm.

“Të vetmit që i kemi bojkotuar një televizion i cili më pas jo vetëm që është kritikuar, por po shihet qartazi që është vegël e instrument i një pushteti të tmerrshëm.

Unë jo, mund të shkojnë të tjerët. Tash e jap lejen, që secili tjetër i LDK’së, janë të lirë të shkojnë në RTK.

Unë si lideri i LDK, do të mbaj bojkotin ndaj televizionit publik si vegël dhe instrument i propagandës dhe gjithë njerëzve udhëheqës aty do të mbartin këtë barrë. RTK është cilësuar nga raporti për media si mjet i propagandës qeveritare, pra ata drejtorë që aty kanë qenë, le të bartin në CV të tyre, që i kanë shërby propagandës”, tha ai.

Tutje, Abdixhiku pati kritika edhe për shoqërinë civile, për të cilët thotë se po e përgjithësojnë fajin.

Ai shton se shoqëria civile objektivin dhe betejën politike duhet ta ketë me pushtetin, jo me opozitën, pasi nuk ka se cfarë i kërkon llogari opozitës.

“Si nuk mund ta duroj edhe përgjithësimi i fajit për këtë krizën e tanishme, krejt kanë faj. A e pat shoqërinë civile kishin dal me 120 karriga aty në shesh, qe 4 vite sju ka ni zoni. Qitash kur duhet me i fajësu krejt bashkë e bojnë një aksion. Shoqëria civile, akadamia, njerëz integral të këtij vendi, objektivin dhe betejën politike duhet ta bëjnë me pushtetin, me më të fortin, e jo më atë në opozitë, pse cka do t’i thuash atij në opozitë që është. Nuk janë të gjithë fajtorë. Ai zotëria i ka 48 deputetë, edhe thotë nuk kom urgjencë, impono thotë ski qare pa voto, tani jo fajet i ka LDK’ja”, përfundon Abdixhiku.