Veganët provokohen me perimet e shtrenjta - Gazeta Express
string(41) "veganet-provokohen-me-perimet-e-shtrenjta"

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

14/05/2022 14:22

Veganët provokohen me perimet e shtrenjta

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

14/05/2022 14:22

Ky koment nuk është për t’ju inkujaruar që të bëheni veganë apo për t’jua  bërë më të shijshme perimet sidomos specat që lirisht mund të themi se janë një simbol i tryezës së vendit tonë, por për t’ju  alarmuar për çmimet e shtrenjta dhe se të ngrënit perime është më e shëndetshme  për organizmin 

Shkruan: Verona Krasniqi

Kur më parë mishi ishte luks, tani janë perimet. Sikur nuk mjaftoi mielli dhe vaji,  ngritjes së çmimeve në vendin tonë i janë bashkuar edhe këto. Kostoja për blerjen e tyre duket se kanë kapur majat duke  arritur nivelet më të larta, që nga speci, domatja, patatja dhe trangujt. Specat, figura jonë kombëtare.

Këtë vit po përballen edhe fermerët me ngritje të çmimeve. Një thes pleh ka qenë 9 euro, por tani ka një trefishim prej 26 euro, sa një darkë në një restaurant në Kosovë, edhe atë të bollshme. Tri javë më parë, një kilogram speca ishte 8 euro, ndërsa tani janë liruar në 1.60 centë, domatet nga 2.50 janë dorëzuar në 2.00 euro, patatet nga një euro tani iu është shfryrë çmimi në 80 cent, ndërkaq për momentin ka rritje vetëm tek trangujt  nga një euro janë bërë në 1.50 euro.  A është kostoja e plehut arsyeja që zarzavatet janë shtrenjtuar, apo për shkak se çmimet janë rritur edhe tek shumica e produkteve e që më pas ka ndikuar edhe tek tregjet e fruta-perimeve, apo është lufta e Putinit ajo që po i trashë çmimet? Për këto luhatje nga e shtrejtë në e lirë dhe anasjelltas, arseyja ende nuk është bërë e kuptueshme. Këtë nuk e ka sqaruar për konsumatorët as Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në ndonjë konferencë për shtyp apo postim në rrjete sociale. Ani se për miell, vaj, sheqer e naftë e kanë ngritur zërin dhe kanë inspektuar marketet që kanë manipuluar, për perimet si duket kanë vendosur ta qepin gojën dhe t’i lidhin duartë kryq. 

Ky është një shqetësim për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për veganët të cilët nuk ushqehen me asnjë prodhim nga kafshët, por vetëm nga produktet e tokës. Përbërja e vakteve të ushqimit tek ata është e mbushur me pemë e perime, mirëpo kjo fryerje për blerjen e tyre, ua bënë më të vështirë ushqyeshmërinë dhe kuletën. Duke marrë parasysh që vendi jonë ka mungesë të disa perimeve, shpesh ne furnizohemi me to përmes eksportit. Kostoja dhe mungesa e tyre është një problematikë jo vetëm për perimngrënësit, mirëpo edhe për personat që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij grupi . Kjo mund të ndikojë që ata të tërhiqen sepse më lehtë ua qet me ble një hamburger një euro sesa një sallatë pesë euro.

Por, sa është mishi i kontrolluar tek ne dhe sa është cilësor? Sa i përket kësaj pyetje, të gjithë në fakt i kanë ato dyshimet e veta.  “Jo është mishi me afat të skaduar, jo është mishi i nxirë, jo është i mykur, jo  është  nga Brazili”…, por prapëseprapë blerja e këtij produkti vazhdon.  Ani se nuk u kontrollohet cilësia, konsumatori shkon në market dhe e vendos në shportë pa problem.  Ne jemi një popull i varfër dhe në këto kohët e fundit kur çdo gjë është shtrajtuar, na është detyruar që të zgjasim dorën drejt të lirës dhe jo cilësorës, ndërsa të mos mendojmë atë të shtrenjtën dhe me kualitet.

Sipas raportit nga Medical News Today, në vitin 2018, studiuesit kanë treguar se  lopëve u jepet një antibiotik për mishin e tyre dhe aty qëndron edhe pasi që ato therren dhe konsumohen nga njerëzit. Përdorimi i tyre tek shtazët  mund të rrisë rrezikun  që tek njerëzit të ndikojë shtimi i kilogramëve dhe obeziteti, pasi fshijnë bakteriet e dobishme të zorrëve që ndihmojnë në rregullimin e peshës, si dhe të  transmetohen bakterie rezistente ndaj ilaçeve që mund t’i përdorim. Kjo i bie që të sëmurët që kanë konsumuar mish, edhe nëse marrin antibiotik kanë me qenë irizistent, jo vetëm kjo por ka despozita që ne të trashemi edhe t’u hangër mish.

Arsyeja pse perimngrënësit nuk i hajnë produktet e kafshëve ka të bëjë edhe me raportin që e kanë me këto krijesa.  Veganët, përfshirë dhe mua,  mendojmë që shtazët nuk janë vetëm për t’u mbytur, por edhe për t’u dashur.  Ani se mishi i tyre ka rrezik, dashuria  dhe ngrohtësia e tyre nuk përbën. Ne vazhdimisht  bëjmë thirrje që ato të mos shihen si ushqim, por si gjallesa që nuk duhen prerë.

Duke i lejuar që ata të jetojnë, a nuk është kjo një zgjidhje që ne të mos e rrezikojmë shëndetin tonë dhe mungesën e tyre në natyrë? Ashtu siç është shprehja “ me një guri, i vretë dy zogj”, edhe  veganizmi që është praktika e abstenimit nga përdorimi i produkteve shtazore, mund të jetë zgjidhja e këtyre dy çështjeve, edhe të na mbrojë shëndetin edhe të na sigurojë që kafshët të mos zhduken nga toka. Ka persona që dëshirojnë të bëhen veganë, mirëpo për shkak që perimet po shtrenjtohen është duke i bërë ata që edhe po të duan të bëhen, nuk bëhen. Dikush e ka në konsideratë rrezikshmërinë e të ngrënit mish dhe dëshiron të përkujdeset për shëndetin me anë të zarzavateve, por papunësia, rroga e ulët, rritja e çmimit herë të njërit prej perimeve e pastaj tjetrit…., po bënë që portofoli dita-ditës të ngushtohet dhe të bëhemi tahmaqarë. Sikur blerja e tyre të mos ishte aq e lartë, ndoshta grupi i perimngrënësve do të rritej edhe më shumë, personat që do të dëshironin të hajnë shëndetshëm do të hanin dhe ata të cilët i dojnë shtazët nuk do të “detyroheshin” që t’i vrisnin.  Ky koment nuk është për t’ju inkujaruar që të bëheni veganë apo për t’jua  bërë më të shijshme perimet sidomos specat që lirisht mund të themi se janë një simbol i tryezës së vendit tonë, por për t’ju  alarmuar për çmimet e shtrenjta dhe se të ngrënit perime është më e shëndetshme  për organizmin.