Vedati i Stupcave me urim special për ditëlindjen e 25-të të Edon Zhegrovës
Futboll
Gazeta Express
31/03/2024 20:21
Vedat Bajrami ka qenë një shtytës i madh i karrierës së Edon Zhegrovës.
Aktori i njohur kosovar e ka përcjellë vazhdimisht zhvillimin e yllit të ri kosovar, i cili sot e feston ditëlindjen e 25-të, shkruan “Gazeta Express”.
“O sa i vogël kesh oj nanë, o sa shpejt u rrita. Urime ditëlindjen maestro Edon Zhegrova. Vazhdojmë…”, ka shkruar Vedati i Stupcave në rrjetet sociale.
Ai ia përcolli këtij shkrimi një fotografi të kohës kur futbollisti i Lillet ishte adoleshent dhe kur shkonte për t’u provuar në skuadrat e njohura evropiane. /Gazeta Express/