Vedat Muriqi s’i ndalë golat, shënon edhe ndaj Atletico Madridit - Gazeta Express
string(62) "vedat-muriqi-si-ndale-golat-shenon-edhe-ndaj-atletico-madridit"

Futboll

Gazeta Express

21/09/2025 18:16

Vedat Muriqi s’i ndalë golat, shënon edhe ndaj Atletico Madridit

Futboll

Gazeta Express

21/09/2025 18:16

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në La Liga, ndonëse skuadra e tij, Mallorca nuk po ka rezultate të mira.

Mallorca barazoi 1-1 me Atletico Madridin në “San Moix”, shkruan “Gazeta Express”.

Vedat Muriqi shënoi golin e barazimit në minutën e 85-të, pasi paraprakisht Conor Gallagher shënoi gjashtë minuta më parë.

Muriqi ka katër gola në La Liga këtë edicion, një më pak se Kylian Mbappe që është i pari në listën e golashënuesve.

Më herët, pirati dardan shënoi edhe ndaj Real Madridit./GazetaExpress/