Vedat Muriqi shumë afër transferimit në Rusi - Gazeta Express
string(44) "vedat-muriqi-shume-afer-transferimit-ne-rusi"

Vedat Muriqi shumë afër transferimit në Rusi

Sport

Gazeta Express

15/01/2022 13:30

Pas Edon Zhegrovës që bëri një lëvizje të bujshme duke lënë Baselin për Lillen, një tjetër lojtar i Kombëtares së Kosovës mund të ndërrojë skuadër në janar.

Bëhet fjalë për sulmuesin, Vedat Muriqi.

Lexo Edhe:

Ai nuk e ka gjetur veten te Lazio dhe ka shumë gjasa që në afatin e janarit të ndërrojë skuadër.

Raportohet se Muriqi është shumë afër transferimit në Rusi te CSKA Moska.

Lajmin e ka konfirmuar në rrjetet sociale gazetari dhe eksperti i transferimeve, Nicolò Schira.

Sipas tij “CSKA Moska po punon për ta transferuar Muriqin dhe i ka ofruar Lazios 2 milionë euro për huazim me të drejtë blerje për 8 milionë euro në fund të sezonit.

Klubet mund të arrijnë marrëveshja që blerja për 8 milionë euro në fund të sezonit, të jetë e obliguar. /Gazeta Express/