Vedat Muriqi realizoi një gol për Mallorcan të dielën, por kjo nuk mjaftoi që skuadra e tij të shmangte humbjen.
Në javën e 24-t të La Liga, Mallorca u mposht në shtëpi 2-1 nga Real Betis, megjithatë sulmuesi kosovar vendosi një rekord personal.
Në minutën e 66-të ai shënoi bukur me kokë, duke arritur golin e 16-të të sezonit.
Ky është sezoni më produktiv i tij në elitën spanjolle, pasi e ka tejkaluar numrin e golave të realizuar në edicionet e mëparshme.
Deri tani, rekordi i tij në La Liga me Mallorcan ishte 15 gola.
Me këtë realizim, Muriqi arriti në kuotën e 50 golave në La Liga dhe tash është vetëm katër gola larg barazimit të rekordit të klubit që mbahet nga Samuel Eto’o.
Nëse vazhdon me këtë ritëm, ai ka gjasa reale ta thyejë këtë rekord të kahershëm.
Të dielën pati reagime të veçanta për të si nga klubi ashtu edhe nga faqja zyrtare e kampionatit.
Mama mia Muriqi, what a goal! 🏴☠️#MallorcaRealBetis pic.twitter.com/HwvYTzynec
— LALIGA English (@LaLigaEN) February 15, 2026
VEDAT MURIQI 5️⃣0️⃣ GOALS IN @LaLiga 🏴☠️ pic.twitter.com/AxDyEcK3JZ
— RCD_MallorcaEN 🇬🇧🇺🇸 (@RCD_MallorcaEN) February 15, 2026
Ndërkohë, OptaJose theksoi një tjetër arritje: Muriqi është golashënuesi më i mirë me kokë në pesë ligat kryesore të Evropës këtë sezon dhe lojtari i parë i Mallorcas që shënon gjashtë gola me kokë brenda një edicioni.
Ai pati edhe disa raste të tjera për shënim, por nuk arriti të realizojë sërish.
Para nisjes së ndeshjes u nderua me çmimin “Lojtari i muajit për janar”, të cilin e fiton për herë të dytë.
Mallorca vazhdon luftën për mbijetesë me 24 pikë në vendin e 18-të, ndërsa Betisi renditet i pesti me 41 pikë./GazetaExpress/