Vedat Muriqi në mesin e yjeve të futbollit, i përfshirë në listën e top golashënuesve në Ligën e Kombeve - Gazeta Express
string(103) "vedat-muriqi-ne-mesin-e-yjeve-te-futbollit-i-perfshire-ne-listen-e-top-golashenuesve-ne-ligen-e-kombeve"

Sport

Gazeta Express

24/03/2025 17:31

Vedat Muriqi në mesin e yjeve të futbollit, i përfshirë në listën e top golashënuesve në Ligën e Kombeve

Sport

Gazeta Express

24/03/2025 17:31

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është pjesë e listës së golashënuesve më të mirë të Ligës së Kombeve, për edicionin 2024/25.

“Pirati” dardan ka gjetur pesë herë rrugën e golit në gjashtë paraqitje në edicionin e sivjetëm të Ligës së Kombeve.

Muriqi nuk shënoi në ndeshjen e parë ndaj Rumanisë në xhiron e parë të këtij edicioni, por shënoi dy gola në udhëtim te Qipro – në muajin shtator.

Gjatë tetorit, Muriqi nuk ishte fare i ftuar për ndeshjet ndaj Lituanisë e Qipros, shkaku i një lëndimi në këmbë.

Golin, Muriqi s’e gjeti as në ndeshjet ndaj Rumanisë e Lituanisë, por më pas shkëlqeu në play-offin për inkuadrim në Ligën B të këtij kompeticioni.

Në duelin e parë ndaj Islandës në Prishtinë, Muriqi nuk arriti të tundë portën e kundërshtarit për 88 minuta lojë, megjithatë dukej se i kishte rezervuar golat për takimin e kthimit.

Sulmuesi dardan shënoi tregolësh në përballjen e djeshme ndaj Islandës, për ta gjetur më pas vetën në listën e top golashënuesve në këtë edicion të Ligës së Kombeve, së bashku me disa emra të mëdhenj të futbollit europian.

Viktor Gyokeres i prin listës me nëntë gola të shënuar, derisa pas tij janë Erling Haaland e Georges Mikautadze me nga shtatë sosh. Më poshtë në listë janë Razvan Marin e Cristiano Ronaldo me nga gjashtë gola.

Sa Muriqi, gola kanë edhe Orri Óskarsson e Benjamin Sesko.

Vedat Muriqi ka 31 gola të shënuar me kombëtaren e Kosovës në 60 paraqitje në të gjitha garat./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement