Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Elche CF dhe RCD Mallorca, e vlefshme për javën e 29-të në La Liga.
Nga minuta e parë për skuadrën mysafire do të startojë edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.
Ylli i Kosovës aktualisht renditet në vendin e dytë në listën e golashënuesve të La Ligas me 18 gola, pesë më pak se Kylian Mbappé, i cili mban kreun e kësaj renditjeje.
Në tabelë, Mallorca pozicionohet në vendin e gjashtëmbëdhjetë me 28 pikë, ndërsa Elche ndodhet në zonën e rrezikut me dy pikë më pak, duke e bërë këtë përballje mjaft të rëndësishme për të dyja skuadrat.