string(61) "vedat-muriqi-flet-pasi-e-nisi-vitin-e-ri-ne-menyre-fantastike"

Futboll

Gazeta Express

05/01/2023 9:08

Vedat Muriqi flet pasi e nisi vitin e ri në mënyrë fantastike

Futboll

Gazeta Express

05/01/2023 9:08

Vedat Muriqi e ka nisur me këmbë të mbarë vitin 2023.

Sulmuesi kosovar shkëlqeu në të 16-ën e finales së Copa del Rey duke e shënuar një gol dhe duke asistuar në fitoren 2:0 ndaj Ponteverda CF në Estadio Municipal de Pasaron.

Përfaqësuesi kosovar u inkuadrua në lojë në minutat e fundit, ndërsa fillimisht asistoi në golin e Abdon Prats, e më pas shënoi edhe vetë, shkruan “Gazeta Express” .

Ai ndihet i lumtur që e ndihmoi ekipin, ndërsa pret që skuadra ishullore ta nisë mirë vitin edhe në La Liga, duke nisur nga e shtuna.

“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë në një fushë të vështirë. Por, ne fituam dhe gjëja më e rëndësishme e kësaj loje ishte të kalonim në rundin tjetër. Tash duhet ta harrojmë këtë lojë sepse e kemi një lojë të madhe në shtëpi të shtunën”, deklaroi fillimisht 28 vjeçari pas lojës.

“Jam sulmues dhe nëse shënoj dhe nëse ekipi im fiton, është e qartë se jam mjaft i lumtur. Një gol nga demoni dhe një nga pirati”, vazhdoi ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios, shkruan “Gazeta Express” .

Muriqi e kaloi një vit fantastik me Mallorcën, ndërsa do të mundohet ta vazhdojë atë edhe më 2023. /Gazeta Express/