Vedat Muriqi e humbë penalltinë në humbjen e Mallorcas - Gazeta Express
string(54) "vedat-muriqi-e-humbe-penalltine-ne-humbjen-e-mallorcas"

Futboll

Gazeta Express

21/03/2026 16:02

Vedat Muriqi e humbë penalltinë në humbjen e Mallorcas

Futboll

Gazeta Express

21/03/2026 16:02

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi pati fatin e Mallorcas në këmbët e tij, por fatkeqësisht dështoi.

“Pirati” e humbi penalltinë në minutën e 92-të të ndeshjes, derisa skuadra e tij po ashtu e humbi epërsinë në takimin ndaj Elches, për ta mbyllur me humbje.

Mallorca u mposht nga Elche si mysafire, edhe pse udhëhoqi e para, në minutën e 58-të me anë të golit të Pablo Torres, në të cilin qe i përfshirë edhe Vedat Muriqi.

Mirëpo, ndeshja përfundoi 2-1, me Elchen që fillimisht barazoi me anë të Rafa Mir, në minutën e 62-të, deisa nëntë minuta më vonë e mori epërsinë.

Ishte Tete Morente që shënoi për 2-1, me duelin e zhvilluar për një vend në La Liga.

Me këtë humbje, Mallorca tashmë gjendet në vendin e 18-të, një pikë më pak se Elche që është e 16-ta me 29 pikë.

Mes tyre është Alavesi me 28 pikë, por me një ndeshje më pak.

Muriqi dështoi të shënojë golin e tij të 19-të në La Liga sivjet, duke mbetur në këtë shifër golash, të paktën deri nga kthimi i ndeshjeve të kombëtareve.

Sulmuesi 31-vjeçar është i ftuar për ndeshjen jetike të kombëtares së Kosovës për ndeshjen e “play-offit” të Botërorit 2026 ndaj Sllovakisë, që luhet më 26 mars./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement